Kuponi fiskal e teleferiku kthejnë vëmendjen nga Brezovica

0
454

Nuk është vikend, megjithatë vizitorë të shumtë kanë vendosur që ditën e tyre ta kalojnë në Brezovicë.

Që në fillim të sezonit të dimrit bora ka mbuluar malet e Sharrit dhe pistën më të famshme të skijimit në Kosovë.

Fevzi Krasniqi është instruktor i skijimit për të gjitha grupmoshat që nuk kanë njohuri të mira në këtë fushë.

Ai thotë se sezoni në Brezovicë këtë vit ka filluar më vonë shkaku i mosfunksionimit të teleferikut dhe se atmosfera nuk ka qenë fare e mirë deri para pak ditësh.

Për të shijuar pamjet e bukura të Brezovicës nga teleferiku paraprakisht duhet të pajisesh me një biletë, e këtë herë bashkë me të do të keni mundësi ta merrni edhe kuponin fiskal të shtetit të Kosovës.

Skijatorët dhe vizitorët e tjerë janë nga të gjitha vendet, e rruga shpesh e sjell këtu edhe Bleron Hasanin nga Ferizaj.

Bleroni thotë se instalimi i arkës fiskale do ta gjallërojë edhe më tepër Brezovicën, nga ku pret të ketë investime të tjera.

Brezovica është parë si vend atraktiv edhe nga vendet fqinje, ngjashëm e ka parë edhe Jetmir Musai nga Tetova, porse shton se do edhe më shumë atmosferë për moshat e reja.

Pas 22 vjetëve Brezovica këtë vit ka filluar punën si ndërmarrje shoqërore, e me instalimin e arkave fiskale i gjithë raporti financiar e operativ do të bëhet në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, e shërbimi me kupon fiskal ka aktivizuar edhe më tej masën duke u interesuar për ta vizituar dhe shijuar teleferikun në Brezovicë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here