“Kupa e Prizrenit – Rrethi i Opojës” mbahet këtë të diel në Prizren

0
112

Të dielën, më 15 qershor, në Prizren mbahet gara çiklistike “Kupa e Prizrenit – Rrethi i Opojës”, me pjesëmarrës nga e gjithë Kosova, raporton 04 Online.

Gara nis në ora 11:00 nga Ura e Arastës dhe përfshin një itinerar prej 57 km.

Për siguri, një segment i rrugës në qytet do të jetë i mbyllur për qarkullim nga ora 11:00 deri në 11:20.

“Klubi Sportiv Pro Bike Prizren, në bashkëpunim me Federatën e Çiklizmit të Kosovës, organizon të dielën, më 15 qershor 2025, garën zyrtare në disiplinën “road” me titull “Kupa e Prizrenit – Rrethi i Opojës”, e cila figuron në kalendarin vjetor të Federatës për vitin 2025.

Nisja e garës: Ora 11:00, nga Sheshi i Dëshmorëve – Ura e Arastës, Prizren
Distanca e garës: 57 km
Itinerari përfshin: Prizren → Zhur → Zym → Brodosanë → Bllac → Zaplluxhë → Jabllanicë → Pouskë → kthim në Prizren

Gara përfshin të gjitha kategoritë: Kadetë, Juniorë, U23, Elitë, Master dhe Hobi – për meshkujt, dhe Elitë + Hobi për femrat me shpërblime në para dhe dhurata për fituesit.

Njoftim për qytetarët dhe pjesëmarrësit në komunikacion:
Për nevojat teknike dhe sigurinë e garës, aksi rrugor nga Trekëndëshi i Tabahanës deri tek Ura e Arastës do të bllokohet përkohësisht për qarkullim mëngjesin e së dielës, nga ora 11:00 deri në 11:20.

Pjesa tjetër e itinerarit do të menaxhohet në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, me asistencë dhe sinjalizim nga vullnetarët e klubit organizator, pa shkaktuar ndërprerje të plotë të komunikacionit.”, thuhet në njoftimin e organizatorëve./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here