Oleksandr Usyk ka vazhduar të jetë i pamposhtur në kategorinë e peshave të rënda në boksin profesionist, pasi ditë më parë mposhti Tyson Furyn me vendim të gjyqtarëve.
Kush do të jetë kundërshtari i ardhshëm për boksierin ukrainas?
Pikërisht këto diskutime kanë filluar nga njohësit e boksit dhe e shohin një rus, si kundërshtar të mundshëm të Usykut për vitin 2025.
Bëhet fjalë për Artur Beterbiev, i cili lufton për flamurin e Kanadasë, por që ka lindur në Khasavyurt të Rusisë.
39-vjeçari nuk ka asnjë humbje në boksin profesionist. Deri tani ka zhvilluar 21 meçe, të gjitha i ka fitore (20 prej tyre me nokaut).
Meçin e fundit, Beterbiev e fitoi ndaj Dimitrii Bivolit në tetor të këtij viti, kurse në shkurt të vitit 2025 do të rrahët sërish me të si një “revansh”.
Në anën tjetër, Oleksandr Usyk ka dy kundërshtarë të mundshëm. Pikërisht Artur Beterbiev dhe Daniel Dubois./Indeksonline/