“Kundërshtari” i antibiotikëve gjendet te iriqët

0
346

Në lëkurën e iriqëve të egër është zhvilluar një parazit tepër rezistent ndaj antibiotikëve të paktën 200 vjet më parë. Bakteri, një lloj stafilokoku,  ka përparuar natyralisht si rezultat i një beteje mes kërpudhave dhe baktereve te këto kafshë.

Paraziti i ardhur nga iriqët evoloi përpara se të krijoheshin antibiotikët që ne njohim sot. Një skuadër ndërkombëtare shkencëtarësh zbuloi që një kërpudhë lëkure e zakonshme te iriqët, është një prodhuese natyrale antibiotikësh. Bakteri i gjetur zhvilloi një përgjigje automatike rezistente ndaj tyre.

Ky bakter është shkaktar infeksionesh në 1 në 200 njerëz. Përdorimi i tepruar i antibiotikëve, si te kafshët, edhe te njerëzit, nxit rezistencën e tij, e për pasojë sëmundjet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here