Joga e fytyrës është një metodë natyrale, si edhe efektive kundër plakjes për fytyrën e qafën.
Joga e fytyrës është një metodë holistike që përfshin një kombinim gjithëpërfshirës të ushtrimeve të jogës, masazhit, presionit dhe relaksimit për fytyrën e qafën.
Metoda e jogës është një masë shumë efektive parandaluese. Sa më herët t’i fillojmë ushtrimet, aq më pak ka gjasa të shohim shenja plakjeje dhe tensioni në fytyrën e qafën tonë.
“Dhe kjo ndodh sepse përmes ushtrimeve fillojmë të bëhemi të vetëdijshëm dhe të kontrollojmë shprehjet tona të fytyrës”, shpjegon ekspertja Areti Kafantari.
Ashtu si në trupin tonë, edhe në fytyrën tonë, kur bëjmë lëvizje në mënyrën e duhur mund të shmangim dëmtimet, dhe në rastin e fytyrës, dëmtimi do të thotë rrudha.
Prandaj, nëse shihni shenjat e para të plakjes, keni vija ose edhe rrudha, atëherë teknikat dhe ushtrimet e jogës së fytyrës do t’ju japin një zgjidhje natyrale, brenda 6 deri në 8 javësh, sipas Kafantari.
Si funksionon joga e fytyrës?
Ushtrime: Ndërsa 57 muskujt e fytyrës dhe qafës forcohen, lëkura mbi to bëhet më e fortë, më elastike dhe rrudhat zvogëlohen. Dhe lajmi i mirë është se, për shkak se muskujt janë shumë më të vegjël dhe më të hollë në krahasim me trupin, ato janë më të lehta për t’u ushtruar.
Masazh: Teknikat e masazhit rrisin qarkullimin e gjakut, aktivizojnë limfën, rrisin prodhimin e kolagjenit dhe elastinës dhe largojnë toksinat. Kjo zvogëlon ënjtjen dhe zbehjen, duke lënë një pamje rinore dhe të shëndetshme.
Akupresura: Një metodë e lashtë që bëhet duke aplikuar presion në pika specifike në fytyrë dhe qafë, duke rritur rrjedhën e energjisë në fytyrë, duke zvogëluar tensionin dhe duke dhënë shkëlqim.
Relaksimi: Duke mësuar se si të relaksojmë tensionin e fytyrës, ne shmangim linjat e theksuara të shprehjes dhe rrudhat.
Mirëqenia: Ndjenja e mirëqenies që ndiejmë kur i kushtojmë kohë vetes reflektohet edhe në fytyrën tonë.