Kumbulla i bashkohet Bajramit, mbrojtësi kërkon minuta për Europianin

0
217
Foto: Arkiva

Marash Kumbulla do të jetë pjesë e Sassolo-s deri në fundin e qershorit të këtij vitit. Klubi kryeqytetas zyrtarizoi arritjen e marrëveshjes për huazimin e mbrojtësit kuqezi deri në fundin e këtij edicioni.

Qendërmbrojtësi do të kërkojë minuta pas dëmtimit që e ka mbajtur për shumë muaj jashtë fushave të blerta, për të arritur formën e tij, ndërkohë që Sassuolo shton një tjetër alternativë në prapavijë.

Kumbulla u dëmtua në 29 prill në ndeshjen ndaj Milanit në Serie A, dëmtim që e la jashtë fushave të lojës deri më tani. Mrobjtësi do të kërkojë që të arrijë formën e tij më të mirë që në verë të jetë gati për t’u bashkuar me Romën. Me kryeqytetasit, Kumbulla numëron 68 ndeshje, ndërkohë që ka shënuar 4 gola e ka fituar trofen e Conference League.

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë po ashtu synon që të jetë në formë dhe për kampionatin europian, në mënyrë që Sylvinho t’i bëjë vend në listën e 23 futbollistëve që do të marrë në Gjermani. Te Sassuolo, Kumbulla do të gjejë dhe lojtarin tjetër të Kombëtares së Shqipërisë, Nedim Bajramin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here