Kuka: Objektivi i ri Olimpik, medaljet e LA 2028 dhe e ardhmja e ndritshme e xhudos në Kosovë

0
29

Driton Kuka është trajneri më i suksesshëm që ka pasur Kosova, duke udhëhequr ekipin e xhudos në dy Olimpiada dhe duke fituar pesë medalje olimpike me garueset e tij, shkruan 04 Online.

Kuka ka kontribuar ndjeshëm në ngritjen e emrit të Kosovës në nivel ndërkombëtar dhe ka luajtur një rol kyç në zhvillimin e xhudos në vend.

Objektivi i ardhshëm janë medaljet olimpike, duke nisur nga Olimpiada e vitit 2028 në Los Angeles, SHBA. Ai është i sigurt se gjeneratat e reja të xhudistëve po kaliten dhe po rriten për t’u përballur me sfidat ndërkombëtare, duke e bërë të sigurtë të ardhmen e ndritshme të xhudos kosovare. Kuka thekson se Lojërat Olimpike janë një mundësi për të treguar vlerat e shtetit në sport dhe se Kosova ka potencialin për të shkëlqyer në këtë arenë globale./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here