Në Velani, pranë varrit të ikonës së veprimtarit Adem Demaçi, ish-bashkëveprimtarë, miq e familjarë bënë homazhe dhe nderime.
Në mesin e atyre që vunë kurora lulesh e bënë nderime për figurën e Adem Demaçit, ishin edhe Kadri Kryeziu, bashkëveprimtar (ish-kryetar i parë i KMDLNj-së në Prizren), dhe Bashkim Kajdomçaj, koordinator rajonal i KMDLNj-së në Prizren.
“Adem Demaçi është vlerë kombëtare që nuk shuhet kurrë, pos që ishte një humanist i përmasave globale,” ka thënë me këtë rast Kadri Kryeziu.