Në kuadër të fushatës zgjedhore, kandidati për deputet nga PDK-ja Kujtim Gashi zhvilloi takime në Arbanë, Velezhë, Çaparc dhe Shpenadi.
Gashi mori mbështetje të madhe në këto lokalitete.
“Në terren, fillimisht në Arbanë, për të vazhduar edhe në Velezhë, Caparc e Shpenadi, aty ku atmosfera e mobilizimit për fitoren e 9 shkurtit është e gjallë dhe frymëzuese. Entuziazmi dhe vendosmëria reflektohen në sytë e grave dhe burrave që punojnë bashkërisht për një të ardhme më të mirë për Kosovën. Me shpirt atdhedashurie dhe një angazhim të përbashkët, ata tregojnë që dashuria për vendin është forca që i udhëheq drejt sukseseve të reja.
#KujtimGashi15“, ka thënë Gashi.