Emërimi i Kujtim Gashit në pozitën e nënkryetarit të komunës, do të sjell një kuvendar të ri brenda grupit të kuvendarëve të PDK-së.
Përveç Gashit, edhe Nehat Elshani është emëruar në pozitën e Shefit të Kabinetit të Kryetarit të Komunës, i cili do ta liroj pozitën e kuvendarit.
04 Online ka mësuar se vendin e Gashit dhe të Elshanit do ta zënë Sulltan Badalli dhe Driton Daçi.
Ju kujtojmë se shumë shpejt Totaj do të zyrtarizoj edhe emërimin e drejtorëve të ri, për të cilët shoqëria civile ka kërkuar nga kryetari i komunës që të respektoj dhe mbajë premtimin për emërimin e 50% të femrave në pozita respektive./04 Online