Për herë të tretë, Kujtesa Kabashi – Shatri synon të përfaqësojë qytetarët në Kuvendin e Prizrenit, shkruan 04 Online.
Ajo është duke e kërkuar mandatin e tretë që të angazhohet dhe të mbetet zëri i qytetarëve, forcë e barazisë dhe përfaqësuese e denjë e vlerave që bashkojnë komunitetin.
Postimi i plotë i Kujtesa Kabashi – Shatrit
Jo veç një numër(21), por një vlerë!
Në këtë garë zgjedhore do ta bartë numrin 21 në Listën e LDK-së
Numri 21 do të jetë zëri i grave që punojnë, udhëheqin dhe ndryshojnë, është mbështetje për profesionistët që kontribuojnë me dije,përkushtim dhe ndershmëri.
Në këtë garë, nuk kërkoj vetëm votën tënde – kërkoj besimin për të përfaqësuar vlerat që na bëjnë bashkë.
Në kërkim të mandatit të tretë, angazhimi im mbetet i pandryshuar: të jem zëri i qytetarëve, forcë e barazisë dhe përfaqësuese e denjë e vlerave që na bashkojnë.