Kujdesi që duhet treguar në ditët përvëluese të verës

0
76

Stina e verës është duke ardhur, duke sjellë me vete temperatura të larta që bëhen të papërballueshme që në orët e para të paradites. Valët e të nxehtit nuk janë vetëm të pakëndshme, por edhe të rrezikshme për shëndetin. Sipas ekspertëve, ekspozimi i zgjatur në temperatura të larta ndikon drejtpërdrejt në mekanizmat mbrojtës të trupit.

Organizmi stërmundohet për t’u përshtatur me kushtet ekstreme, ndërsa djersitja, e cila është thelbësore për freskimin e trupit, bllokohet. Nëse kjo ndodh, rreziku për goditje nga të nxehtit rritet ndjeshëm. Trupi mund të reagojë me konfuzion mendor, humbje të vetëdijes, kontraktime muskujsh dhe skuqje të lëkurës. Në veçanti, të rrezikuar janë të moshuarit, fëmijët, personat obezë dhe ata që marrin medikamente të caktuara.

Një mënyrë e shpejtë për të ulur temperaturën trupore është vendosja e kyçeve të duarve nën ujë të rrjedhshëm për të paktën 30 sekonda. Kjo teknikë ndihmon në ftohjen e gjakut që qarkullon në trup, duke ofruar një efekt freskues për rreth një orë.

Ndërkohë, hidratimi mbetet thelbësor. Mjekët këshillojnë të konsumohen sasi të mëdha uji gjatë gjithë ditës dhe të shtohet konsumi i frutave për të ndihmuar organizmin në rregullimin natyral të temperaturës. Vapa e verës nuk mund të shmanget, por me kujdesin e duhur, efektet e saj mund të përballohen më lehtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here