Shfaqja e diabetit pas moshës 50 vjeç mund të jetë një nga shenjat e para të kancerit të pankreasit, sugjeron një studim i ri i realizuar së fundmi nga ” National Cancer Institute” gjatë të cilit u monitoruan për 2 vjet rreth 50 mijë afro-amerikanëdhe hispanikë të moshës mbi 50 vjeç.
Në përfundim të këtij hulumtimi shkencëtarët identifikuan rreth 18 mijë persona që zhvilluan diabet dhe rreth 1400 që zhvilluan kancer të pankreasit gjatë periudhës 2-vjeçare të studimit. Ata që u diagnostikuan me diabet ishin dyfish më të rrezikuar që të zhvillonin kancer të pankreasit.
Këto rezultate sugjerojnë se zhvillimi i diabetit, sidomos rreth të 50-ve, mund të jetë shenjë e parë e kancerit të pankreasit për disa njerëz, thotë dr. Zev Wainberg, profesor i asociuar në UCLA’s Jonsson Comprehensive Cancer Center. “Studimi sugjeron se pacientët me diabet, sidomos ata që janë diagnostikuar vonë, duhet të monitorohet dhe të informohen nga mjekët rreth rrezikut për shfaqjen e kancerit të pankreasit”, shton Wainberg.
Kanceri i pankreasit është një nga më vdekjeprurësit, me vetëm 8% shanse për mbijetesë për 5 vjet. Disa nga simptomat e kancerit të pankreasit janë dhimbja abdominale, rënia në peshë dhe lodhja. Faktorët më rrezikues janë duhanpirja, obeziteti, pa harruar historikun familjar. Duhanpirja shkakton rreth 30% të rasteve të kancerit të pankreasit, sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit.