Kujdes në trafik, nga sot mund të gjobiteni nëse s’keni të vendosura gomat dimërore

0
242

Duke filluar nga sot, të gjithë drejtuesit e automjeteve në Kosovë duhet të kenë të ndërruara gomat.

Kësisoj, shoferët duhet që prej sot të kenë ndërruar gomat nga ato të verës në të dimrit.

15 nëntori njihet edhe si data e fundit kur qytetarëve iu mundësohet ndërrimi i këtyre gomave.

Nga Policia e Kosovës ditë më parë kanë njoftuar në lidhje me këtë, duke theksuar se gomat e dimrit duhet të jenë të vendosura nga 15 nëntori deri më 15 mars kur edhe starton sezoni pranveror.

“Policia e Kosovës apelon për të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes të shtuar”, ut ha nga policia.

Duhet përkujtuar që sezoni dimëror shpesh herë di të jetë tejet i rrezikshëm për pjesëmarrësit në trafik dhe rritja e numrit të aksidenteve është çdoherë e më e lartë.

Kësisoj për të shmangur këto rreziqe dhe për të shtuar sigurinë në trafik, kërkohet që gomat tashmë të jenë të vendosura në ato dimërore.

Ndryshe shoferi, që drejton automjetin pa pajisje dimërore, dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej 40 eurosh.

Sipas Ligjit, dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej 100 deri në 300 euro, edhe personi juridik apo institucioni publik në emër të të cilit dhe brenda autorizimeve të të cilit ka vepruar shoferi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here