Kujdes me skoliozën!

0
95

Deformimi i shfaqur në pjesën anësore të gjoksit ose belit, shihet më shumë tek femrat. Prof. Dr Behroz Akbania, shef i degës së kirurgjisë së shtyllës kurrizore në Universitetin San Diego të Kalifornisë pohon se sëmundja trashëgohet gjenetikisht dhe shfaqet në periudhën e adoleshencës.

Në rast të shfaqjes para moshës 10-vjeçare, Akbania thekson se duhet të kurohet menjëherë. Ai gjithashtu pohon se në rast të mosndërhyrjes në kohën e duhur mund të rrezikohet jeta e personit. Sipas tij, është shumë e vështirë ta kuptosh skoliozën.

Por, prindi mund ta kuptojë këtë nëse gjatë periudhës së adoleshencës e përkul pak fëmijën në bel dhe kontrollon nëse i ka njëlloj shpatullat. Familja duhet të kontrollojë fëmijët të paktën një here në vit për këtë problem.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here