Pse disa njerëz preferojnë të pinë pije të gazuara ose alkool nga kanoçe?
Së pari, ato të krijojnë lehtësi të konsumoni pijen, për më tepër, kanoçet konsiderohen pak më të sigurta se shishet plastike. Por, ka disa efekte anësore për të cilat duhet të dini.
Ato mund të mos jenë shumë higjienike
Një nga shqetësimet më të mëdha është se kur kanoçet ruhen në fabrika, nuk bëhet siç duhet. Para se t’u dorëzohen klientëve, ato mezi pastrohen ose dezinfektohen. Shumica e mikrobeve mund të jenë në pjesën e jashtme të kanoçes dhe ju mund të mos e dini.
Mund të shkaktojë Leptospirozë
Kanoçet mund të mbulohen me urinën e minjve dhe mikrobe të tjera teksa i kalojnë nëpër magazina. Ekspozimi ndaj tyre mund të shkaktojë leptospirozë.
Kjo sëmundje mund të ndodhë si te kafshët ashtu edhe te njerëzit. Është një sëmundje bakteriale që shkakton simptoma si ethe, dhimbje barku, dhimbje koke dhe diarre.
Për shkak të simptomave shumë të zakonshme të kësaj sëmundjeje, mund të jetë e vështirë për ta diagnostikuar atë. Disa njerëz mund ta perceptojnë atë si disa sëmundje të tjera gjithashtu.
Masat paraprake që duhen marrë
Pirja nga një kanoçe është padyshim më pak e dëmshme sesa pirja nga shishet plastike. Pra, nëse doni ta bëni atë, bëjeni në mënyrën e duhur. Fshijeni kanoçen gjithmonë me një dezinfektues, madje mund ta lani dhe më pas ta pini.