Temperaturat e larta do të jenë të pranishme edhe në vikend.
E shtunë
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 40°C.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke krijuar në det dallgëzim mbi 2 ballë.
E diel
Vendi ynë, mbetet nën dominimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta përgjatë gjithë 24-orëshit. Kjo situate meteorologjike do të vijojë deri në orët e vona të pasdites kur pritet kalim i vranësirave në zonat malore, por nuk priten reshje. Përqindja e lartë e lagëshitrës në ajër do të bëjë që i nxehti të ndjehet edhe më shumë.
Temperaturat e ajrit do të mbeten të larta si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 40°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtesi max 40 km/h. /abcnews.al