Kthimi eventual i Trump, kryeministri belg: Europa s’duhet të frikësohet nëse SHBA e lë vetë

0
195

Kryeministri i Belgjikës, Alexander De Croo, gjatë një fjalimi në Parlamentin Europian, tha se ky vit do t’i testojë liritë e demokracitë.

Ai komentoi edhe mundësinë e kthimit të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se Europa nuk duhet t’i frikësohet një skenari ku SHBA do ta lërë atë vetë, raporton The Guardian, transmeton Express.

Kryeministri, vendi i të cilit ka marrë presidencën e radhës të Këshillit të BE-së, u tha eurodeputetëve:

“2024 do të jetë një vit vendimtar. Shumëçka është në rrezik për Europën, shumëçka për Perëndimin. Një vit ku demokracitë dhe liritë tona do të vihen në provë. Jo vetëm me zgjedhjet për këtë dhomë, por po aq për Kongresin Amerikan, po aq me zgjedhjet për presidencën amerikane. Nëse viti 2024 do të na sjellë sërish “America First”, do të jetë më shumë se kurrë Europë më vete. Ne si europianë nuk duhet të kemi frikë nga kjo perspektivë – ne duhet ta përqafojmë atë. Ne duhet ta përqafojmë atë duke e vendosur Europën në një bazë më të fortë. Më e fortë, më sovrane, më e mbështetur te vetja. Një Europë që ofron dhe bën ndryshim në jetët e njerëzve. Mbrojtja e tyre, forcimi i ekonomisë, përgatitja e një të ardhmeje të përbashkët europiane”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here