Kthehet çmimi i biletave të autobusit siç ka qenë, transportuesit tërheqin padinë ndaj ministrisë

0
347

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Hysen Durmishi ka bërë të ditur se kanë arritur marrëveshje me Shoqatën e Transportit Rrugor, të kthejnë çmimet si kanë qenë më parë, njofton Klankosova.tv.

“Ne si ministri kemi marrë vendim pas shumë diskutimeve që kemi pasur me Shoqatën e Transportit Rrugor, kemi ardhur në një dakordim dhe përfundim të përbashkët, dhe duke e pasur parasysh që ka rënë çmimi i naftës, që çmimet të kthehen në gjendjen në të cilën kanë qenë, për kategoritë që kanë qenë, do t’i kthejnë çmimet e biletave qysh kanë qenë”.

Tutje, Durmishi ka thënë se është hequr padia.

Një javë më parë, Durmishi pati marrë vendim që të përgjysmohet çmimi i biletës, për fëmijët, studentët, invalidët e luftës dhe pensionistët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here