Kryeziu: Moszbatimi i vendimit të Kushtetueses paraqet vepër penale

0
693

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, duke iu referuar vendimit për Manastirin e Deçanit, ka thënë se moszbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga ana e institucioneve të Kosovës, paraqet vepër penale.

Ai ka shtuar se çdo vendim i Gjykatës Kushtetuese bëhet ligj dhe se ai duhet të zbatohet.

“Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë ligje – bëhen ligje. Për vendimet e Gjykatës Kushtetuese, në shtetet demokratike kanë të drejtë që të debatojnë qytetarët, shoqëritë civile – do të thotë të gjithë organizmat që nuk janë organe të shtetit”.

Sipas tij, organet e shtetit nuk kanë të drejtë debati, vetëm kanë detyrë zbatimin e këtyre vendimeve sepse ato shndërrohen në ligje të cilat dalin në faqen zyrtare.

“ Të gjitha këto janë mendime politike. Shikoni, aspekti juridik, një shtet juridik dhe ligjor ka për detyrë t’i zbatojë vendimet e gjyqësorit sepse gjyqësori është kurrizi i shtetit dhe i funksionimit të shtetit”.

Tutje, ai shton se për të qenë shtet ligjor dhe juridik, zyrtarët e shtetit e kanë për detyrë që t’i zbatojnë vendimet e Kushtetueses.

“A është vendim i mirë apo jo? Lidhur me atë mund të diskutojmë të tërë sepse jemi në demokraci, por autoritetet zyrtare që janë kompetente për zbatimin e vendimeve, duhet t’i zbatojnë ato, përndryshe është vepër penale”, tha ai në Klan Kosova.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here