Kryetarja e Rinisë Demokratike në Prizren dhe anëtarja e Kryesisë Qendrore të Rinisë së PDK-së, Adelina Morina, po qëndron në New York të SHBA-ve, me ftesë të Associazione Diplomatici, në konferencën 5 ditore “Change the World”, që fokusin e ka tek problemet globale.
Morina, si përfaqësuesja e vetme nga Kosova, në këtë sesion ka hapur punimet e samitit, ku po trajtohet lufta Ukrainë-Rusi dhe roli i organizatave ndërkombëtare në këtë konflikt, si UNHCR, FAO, WHO etj.
Si ambasadore e të rinjëve ajo ndihet e nderuar që të jetë e barabartë në këtë tryezë, së bashku me bashkëmoshatarët nga shumë vende të botës./04 Online