Kryeprokurori i Prizrenit priti në takim përfaqësues nga Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar

0
140

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, priti sot përfaqësues nga AAPSK, përfshirë U.D. Drejtorin Alban Sutaj dhe Drejtorin e Departamentit Operacional, Enver Krasniqi, raporton 04 Online.

Në takim u diskutua shitja e aseteve në fazë të hershme, koordinimi në sekuestrim dhe menaxhimi i sendeve të përdorura.

Palët u dakorduan për forcim të bashkëpunimit dhe rritje të transparencës në administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara.

“Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, z. Petrit Kryeziu, priti sot në takim pune përfaqësues nga Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar (AAPSK), U.D. Drejtorin z. Alban Sutaj së bashku me Drejtorin e Departamentit Operacional z. Enver Krasniqi, ku morën pjesë edhe prokurorja nga Departamenti i Krimeve të Rënda znj. Arijana Shajkovci, Zëvendës-kryeprokurori z. Labinot Jetishi dhe Udhëheqësi i Departamentit të Përgjithshëm z. Atnor Skoro.  

Në fokus të diskutimeve ishin shitja e aseteve në fazë të hershme, planifikimi dhe koordinimi mes Prokuorisë së Prizrenit dhe AAPSK-së në fazë të hershme të sekuestrimit, rikthimi i aseteve si dhe trajtimi i sendeve të përdorura.

Në fund të takimit, palët shprehën gatishmërinë për të forcuar bashkëpunimin drejt rritjes së transparencës në menaxhimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara në Kosovë.”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Prizren./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here