Kryeprokurori i Prizrenit dhe monitoruesi i EULEX diskutojnë për mbrojtjen e mjedisit dhe ndëshkimin e krimeve mjedisore

0
101

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, priti në takim pune monitoruesin tematik për krimet ndaj mjedisit nga EULEX, Vesa Satamo, raporton 04 Online.

Qëllimi i takimit ishte forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional në luftën kundër degradimit të mjedisit. U diskutua aksioni i 4 qershorit dhe strategjitë për përmirësimin e zbatimit të ligjit.

Palët theksuan rëndësinë e konfiskimit të mjeteve të përdorura për krime mjedisore dhe u zotuan për masa konkrete në mbrojtje të natyrës dhe burimeve natyrore.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë Themelore në Prizren

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, z.Petrit Kryeziu priti në takim pune z.Vesa Satamo, Monitorues tematik për krimet ndaj mjedisit nga Njësia për Monitorim të rasteve të EULEX-it. Në këtë takim mori pjesë edhe prokurori/koordinator për veprat penale kundër mjedisit z.Shpend Binaj.

Takimi kishte për qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në luftën kundër degradimit të mjedisit, një ndër sfidat aktuale që ndikon në shëndetin publik dhe zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

Gjatë këtij takimi, u diskutua edhe për aksionin e Prokurorisë së Prizrenit të datës 04.06.2025 kundër degradimit të mjedisit, ku Kryeprokurori z.Kryeziu, shpalosi detaje të rëndësishme mbi këtë operacion dhe rezultatet e tij.

Gjithashtu, u diskutuan strategjitë e koordinuara për përmirësimin e zbatimit të ligjit dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në luftën kundër krimeve mjedisore.

U theksua rëndësia e intensifikimit të hetimeve dhe ndëshkimit të veprave që degradojnë natyrën dhe burimet natyrore, si dhe përmirësimi i kapaciteteve të prokurorisë për trajtimin e këtyre çështjeve.

Në veçanti, u kërkua që tu jepet vëmendje e veçantë dhe përkushtim maksimal arsyetimeve për konfiskimin e mjeteve që shfrytëzohen për kryerjen e këtyre veprave penale, si një masë e domosdoshme për parandalimin dhe ndëshkimin efektiv të degradimit mjedisor.Në përfundim të takimit, palët theksuan përkushtimin e tyre për të intensifikuar bashkëpunimin dhe për të marrë masa konkrete në luftën kundër degradimit të mjedisit, duke kontribuar kështu në 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here