Kryeprokurori i Prizrenit, Admir Shala takoi Ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiu

0
264

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, z.Admir Shala, sot ka zhvilluar takim zyrtar me Ministren e Drejtësisë, znj. Albulena Haxhiu, me të cilën kanë diskutuar çështjet e interesit të përbashkët., thuhet në njoftim, transmeton 04 Online.

“Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi mbi fuqizimin e bashkëpunimit në aspektin e drejtësisë, në drejtim të luftimit të kriminalitetit.

Kryeprokurori Shala, e njoftoi Ministren Haxhiu, për punët, sfidat dhe synimet e prokurorisë që ai e drejton. Gjatë këtij takimi z. Shala, ka prezantuar të arriturat e Prokurorisë së Prizrenit. Po ashtu, gjatë takimit u diskutua për ndarjen e parcelës për ndërtimin e objektit të ri të prokurorisë.

Në këtë takim, në veçanti u diskutua për rastet e dhunës në familje si një ndër rastet më të ndijshme për trajtim, si dhe për Ligjin e ri për Parandalimin dhe Adresimin e dhunës në familje.

Në fund të takimit, palët u dakorduan për vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në kuptim të adresimit dhe jetësimit të reformave në drejtësi”, thuhet në njoftim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here