Kryeministri Kurti mbështet Artan Abrashin për Kryetar të Prizrenit

0
101

Kryeministri Albin Kurti vizitoi Prizrenin për t’i dhënë mbështetje Artan Abrashit në garën për Kryetar të Komunës, shkruan 04 Online.

Ai theksoi rëndësinë e veçantë të Prizrenit dhe premtoi se projektet komunale dhe qeveritare do të fokusohen në zhvillimin e qytetit dhe komunave përreth.

Kurti dhe Abrashi nënvizuan vizionin e tyre: një Prizren i arsimit, kulturës dhe ekonomisë, ku çdo qytetar ndihet i përfaqësuar dhe ka kushte më të mira për jetesë.

Postimi i plotë i Artan Abrashit

Kryeministri Kurti të dielën e kaloi në Prizren, për t’i dhënë mbështetje Artan Abrashit për Kryetar të Prizrenit.

Fillimisht ai vizitoi Qendrën e Lëvizjes në Prizren dhe më pas u takua me kandidatët për kryetar të komunave si, Valon Hoti nga Malisheva, Hamdi Bytyçi nga Theranda, Ali Dula nga Rahoveci dhe Filiz Mustafa nga Sharri.

Kryeministri Kurti theksoi se Prizreni ka rëndësi të veçantë për të, sepse është i lidhur emocionalisht me këtë qytet, dhe se çdo qytetari i kërkon votën, vetëm e vetëm që Prizreni t’i kthehet qeverisjes së mirë me Artan Abrashin Kryetar.

Përveç kësaj, ai nënvizoi se projektet komunale dhe qeveritare do të përqendrohen në zhvillimin e Prizrenit dhe komunave përreth, në mënyrë që këto qytete të jetë një model jo vetëm për Kosovën, por edhe për të gjithë rajonin.

Kurti dhe Abrashi theksuan se vizioni i tyre është që Prizreni si kryeqyteti i kulturës e historisë të jetë edhe i arsimit dhe ekonomisë lokale, ku çdo qytetar të ndihet i përfaqësuar dhe të ketë kushte më të mira për jetesë.

#ArtanAbrashi#Prizreni365#vetëvendosje

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here