Kryeministri kroat: Osmani javën e ardhshme vjen në Zagreb, sulmi në Banjskë s’mund të kalojë pa reagim të BE-së

0
303

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq nga Samiti i Granadës ka njoftuar se presidentja e Kosovës Vjosa Osmani do të vizitojë Zagrebin javën e ardhshme ku do të kenë mundësi të diskutojnë më hollësisht situatën në Kosovë dhe theksoi se tani është e rëndësishme që përfaqësuesit e BE-së të japin mendimin e tyre për sulmin terrorist që ndodhi në Banjskë.

Plenkoviq tha se mendon se nuk duhet lënë anash reagimi “për incidentin e rëndë në Banjska”.

“Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar takim, që është mirë, meqë ra fjala javën e ardhshme është në një vizitë të planifikuar në Zagreb, kështu që do të flasim edhe sot, ndoshta javën e ardhshme pak më hollësisht. Ajo që është e rëndësishme të shihet është reagimi i BE-së dhe ne presim një propozim atje dhe Përfaqësuesi i Lartë Josep Borrell dhe Komisioni Europian se si të reagohet ndaj këtij incidenti të rëndë dhe mini-krizës që u shfaq në veri të Kosovës, në Banjska”, tha Plenkoviq.

Ai kujtoi se të hënën ka biseduar edhe për konfliktin në Banjsko me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Më pas dy kryeministrat kërkuan vendosjen e masave ndëshkuese ndaj Serbisë

“Një situatë e tillë nuk mund të kalojë pa reagim”, ka përfunduar Plenkoviq.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here