Kryeministri Kovaçevski euforik për anëtarësimin në BE: S’duam të jemi në një grup me Kosovën dhe Bosnjën, jemi para tyre

0
222

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot ka deklaruar se nuk mund të lejohet që Maqedonia e Veriut të ndahet nga Shqipëria dhe Mali i Zi në rrugën drejt BE-së. Kryeministri sot është pyetur në lidhje me këtë, pas Samitit në Tiranë.

Kovaçevski tha se vendi i tij s’do që të jetë në të njëjtin grup me Kosovën dhe Bosnjën, duke thënë se Maqedonia e Veriut është shumë më përpara.

“Ne nuk duam të jemi në një grup me Kosovën dhe Bosnjë e Hercegovinën. Shumë respekt për ato vende, por ne jemi shumë para tyre”, tha Kovaçevski.

Kovaçevski tha se “një herë jemi ndarë nga Kroacia për shkak të mosmarrjes së vendimeve” dhe nuk mund të lejohet që kjo të ndodhë sërish.

“Një herë u ndamë nga Kroacia, të njëjtët që nuk i merrnin vendimet atëherë dhe tani janë kundër vendimeve për integrimin evropian. Sot Kroacia është shtet anëtar i BE-së, e cila ka futur euron dhe është pjesë e Shengenit, por ne nuk jemi”, tha Kovaçevski./Alsat-M

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here