Millosh Vuçeviq ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të Serbisë.
Dorëheqja vjen pas protestave që e kanë përfshirë Serbinë që prej nëntorit, kur 15 persona humbën jetën nga shembja e strehës në një stacion hekurudhor në Novi Sad.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, një ditë më parë kërkoi ristrukturimin e Qeverisë.
Në Serbi, sipas Kushtetutës, kryerparlamentari do ta njoftojë presidentin dhe në seancën e radhës, konstatohet dorëheqja e kryeministrit. Mandati i Qeverisë përfundon në ditën e konfirmimit të dorëheqjes.
Presidenti detyrohet të fillojë procedurën për zgjedhjen e Qeverisë së re, që nëse nuk zgjidhet brenda 30 ditëve nga dorëheqja e kryeministrit paraprak, presidenti detyrohet ta shpërndajë Kuvendin dhe t’i shpallë zgjedhjet e reja.