Kryediplomati ukrainas: Ukraina dhe Shqipëria dy vende të bashkuara nga vlera evropiane

0
147

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, ka mbajtur një konferencë të përbashkët me homologun e tij ukrainas, Dmytro Kuleba, përpara samitit Ukrainë – Evropa Juglindore.

Kuleba në fjalën e tij tha se është i kënaqur që është i pranishëm në Tiranë, teksa shtoi se Ukraina dhe Shqipëria janë dy vende evropiane të bashkuar nga vlera të përbashkëta evropiane dhe vizion të përbashkët për Evropën.

“Është vërtetë mirë që të jetë jesh në Tiranë si pjesë e delegacionit të presidentit Zelensky ju jemi mirënjohjes që organizuat këtë samit kaq të rëndësishëm sepse përfshin një volum të madh pune. Ky samit sot në Tiranë tregon se sa vlerësim gëzon Shqipëria në rajon dhe dërgon një mesazh të qartë se ne mbetemi të bashkuar dhe do të mbrojmë së bashku vlerat tona që i bashkëndajmë”, u shpreh Kuleba.

“Sot diskutuam për bashkëpunimin dypalësh, dhe punën në grupe në nivel ndërkombëtar. Shqipëria është mike e mirë e Ukrainës. Çdo mbështetje që Shqipëria i ofron Ukrainës është e vlerësuar”.

“Sot informoma ministrin për situatën në front dhe për sulmet me raketa dhe me dron të Rusisë çdo ditë Rusia të mbahet përgjegjëse. Ukraina dhe Shqipëria janë dy vende evropiane të bashkuar nga vlera të përbashkëta evropiane dhe vizion të përbashkët për Evropën dhe të ardhmen”.

Ndërsa Hasani njoftoi se shumë shpejt do të hapet ambasada shqiptar në kryeyqytetin e Ukrainës.

“Jemi në koordinim të plotë më të gjithë vendet partnere dhe në mbështetje të plotë për popullin ukrainas, vendi i ynë e ka vendosur si përparësi të punës trajtimin e situatës në Ukrainës dhe dënimin e agresionit rus në të gjithë forumet ndërkombëtare”, u shpreh Hasani.

“Pas përfundimit të detajeve ligjore dhe financiare jemi në fazën e përgatitjeve teknike për hapjen e ambasadës së Shqipërisë në Kiev. Shpresojmë që inaugurimi të ndodhë në muajt e ardhshëm”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here