Kryediplomati spanjoll: S’mund të pretendojmë se nuk ekziston Kosova, por s’do të thotë se e njohim sovranitetin e saj

0
217

I prerë se Kosovën dhe sovranitetin e saj nuk do ta njohin edhe pse i pranojnë pasaportat kosovare është shprehur kryediplomati spanjoll, José Manuel Albare, duke theksuar se “mund të pretendojmë se nuk ekziston”.

Albare, në një intervistë për “el Periodico de Espana” ka komentuar vendimin e Spanjës për njohjen e pasaportave të Republikës së Kosovës.

“…Prandaj, filluam të pranojmë pasaportat kosovare. Edhe pse kjo nuk do të thotë, siç tregojnë këshillat juridike spanjolle dhe të të gjitha shteteve që nuk e njohin Bashkimin Evropian, dhe e them edhe një herë, asnjë njohje të Kosovës apo sovranitetit të saj. Ne jemi pesë shtete të Bashkimit Evropian që nuk e njohim Kosovën dhe të pestë i pranojmë pasaportat e tyre”, ka thënë Albare.

Kryediplomati spanjoll ka thënë se Spanja nuk do të jetë pengesë për dialogun Kosovë – Serbi.

“Por, e kam thënë edhe shumë herë dhe e them sërish sot këtu, se Spanja nuk do të jetë kurrë pengesë për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. As për afrimin mes Prishtinës dhe Bashkimit Evropian. Sepse, ai territor i Kosovës është brenda Ballkanit Perëndimor dhe shkon në samitet e Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor. Dhe përfaqësuesi i Lartë bëri një punë të lavdërueshme dhe ne e mbështesim atë. Nuk mund të pretendojmë se nuk ekziston. Por, kjo nuk do të thotë se ne e njohim sovranitetin e saj”, ka thënë me tej Albare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here