Ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, David Camron, i cili tash mban pozitën e ministrit të Punëve të Jashtme, ka bërë një përmbledhje të punës së tij 113 ditore, raporton Gazeta Sinjali.
Përmes një videoje të publikuar në platformën X, Cameron s’ka lënë pa përmendur edhe Kosovën, të cilën e zgjodhi si shtetin e parë për vizitë zyrtare në vitin 2024.
Në periudhën ku në fokus janë konfliktet në Ukrainë e Gaza, Cameron ka vendosur në agjendën e tij edhe Kosovën, për çka tha se po investojnë në vendet ku nevojitet stabiliteti.
“Kam vizituar dhe Ballkanin ku ne jemi duke investuar në shtetet që kanë nevojë për stabilitet, siç është Kosova”, tha Cameron në videon e tij.