Kriza e kap edhe Gjermaninë, mos prisni shumë para këtë dimër nga diaspora!

0
232
Foto: Ilustrim

Presidenti i Bankës së Kursimeve, Helmut Schleweis thotë që deri në 60 përqind e familjeve së shpejti do të duhet të përdorin të gjitha të ardhurat e tyre të disponueshme për të mbuluar shpenzimet e jetesës.

“Ne presim që për shkak të rritjes së konsiderueshme të çmimeve, deri në 60 përqind e familjeve gjermane të përdorin të gjitha të ardhurat e tyre të disponueshme – ose më shumë – çdo muaj për shpenzime të pastra të jetesës”, tha presidenti i Sparkasse Helmut Schleweis për “Welt am Sonntag”.

Ndërsa, kreu i Shoqatës së Volksbanke dhe Raiffeisenbank në Gjermani, Andreas Martin, tha se norma e kursimeve në vitin 2020 arriti kulmin në 16 për qind, ndërsa thotë se pret kthim në nivelin e para krizës prej 11 për qind në vitin 2022.

Spiegel shkruan se situata në bankat e kursimeve pritet të përkeqësohet ndjeshëm, veçanërisht në vjeshtë dhe dimër, e sidomos për personat me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here