Gjykata Themelore në Ferizaj sot, ka marrë vendim që ta dënojë me burgim të përjetshëm Dardan Krivaqën për vrasjen e Marigona Osmanit.
Prokurori theksoi se Dardan Krivaqa veprën e ka kryer me paramendim.
Ndërsa Arbër Sejdiu është dënuar me 15 vjet burgim.
Ndërsa nga akuzat për dhunim, Krivaqa dhe Sejdiu janë liruar, pasi siç tha prokurori, nga deklarata e mjekësisë ligjore, nuk është vërtetuar që ajo është dhunuar. /Klankosova.tv.