Kritikat e SHBA-së për Kosovën në Këshillin e Sigurimit, Çitaku: Marrëzi që Qeveria e Kosovës e solli punën në këtë pikë

0
166

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, që dikur e përfaqësonte Kosovën në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, e ka quajtur “mjerim dhe marrëzi” seancën e mbrëmshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Ajo ka marrë për bazë fjalimin kritik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në seancën për çështjen e dinarit, të ftuar nga Serbia.

“Kuptojeni, në OKB rëndësi ka fjala jonë nëse e mbështesin aleatët. Dëgjojeni fjalimin e Ambasadores së SHBA-ve. Dhe aleatëve tanë. Mjerim dhe marrëzi që Qeveria jonë e solli punën në këtë pikë. Sa më pak që të flitet në KSOKB për ne, aq më mirë”, ka shkruar ajo.

SHBA-ja kritikoi Kosovën duke thënë se vendimi për dinarin ka qenë i pakonsultuar paraprakisht.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OKB, Linda Thomas-Greenfield tha se Shtetet e Bashkuara mbesin të përshkuara për paqen dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor duke përfshirë edhe mbështetjen për Forcën e Kosovës nga NATO-ja në përputhje me mandatin e OKB-së, shkruan gazeta online Reporteri.net.

“Inkurajojmë që t’i kthehen dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja që SHBA-ja e mbështet fuqimisht dhe vazhdimisht. Që të jemi të qartë, është dialogu i lehtësuar nga BE-ja e jo i Këshillit të Sigurimit që duhet të jenë kanale për zgjidhjen e çështjeve që kanë të bëjnë me normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, duke përfshirë edhe zgjidhjet që respektojnë të drejtat e të gjitha komuniteteve. Kështu SHBA-ja ka shprehur brengën sa i përket planit të Kosovës për zbatimin e Rregullores së ndryshuar të BQK-së për sa i përket transaksioneve në para të gatshme. Vendimi është marrë pa përgatitje adekuate apo konsultim me popullatën lokale. Edhe një herë bëjmë thirrje për zbatim të këtij plani, por që të shtyhet deri sa të ketë procedura të kënaqshme në përputhje me standardet evropiane.”, tha ajo.

Thomas-Greenfield tha se këto veprime nuk janë konsistente me zotimin e Kosovës që të punojë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja për të rregulluar çështje që kanë të bëjnë me mirëqenien e komunitetit serb në Kosovë.

“Si dhe dëmtojnë rrugëtimin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Edhe një herë Këshilli i Sigurimit nuk është vendi ku duhet të zgjidhen këto çështje.”, u shpreh ajo.

Ambasadorja Thomas-Greenfield po ashtu ka qenë e ashpër edhe me Serbinë në lidhje me sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë.

Ajo ka ritheksuar se SHBA e dënon sulmin në Banjskë.

Ambasadorja amerikane ia ka tërhequr vërejtjen Serbisë për mos nxjerrjen para drejtësisë të terroristëve.

“SHBA dënon edhe njëherë të sulmeve paramilitare serbë në Banjskë të Kosovës ku u vra një polic. Katër muaj pas sulmit Serbia ende nuk ka marrë në llogari ata që e kanë bërë sulmin. Lideri i këtij organizimi kriminal endet i lirë në Serbi. Serbia duhet të flasë me KFOR-in që një sulm i tillë të mos ndodh më”, tha ajo.

Thomas-Greenfield u bëri thirrje të dy shteteve që t’i kthehen dialogut të ndërmjetësuar nga BE.

“Ne u bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga veprimet e pakoordinuara dhe përshkallëzuese dhe u bëjmë thirrje të kthehen në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, që SHBA-ja vazhdon ta mbështesë fuqishëm”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here