Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani, pritet të jetë një nga emrat më të përfolur në merkaton e verës. Pas interesimit të mëhershëm nga Bologna dhe Lazio, tani edhe Fiorentina dhe Bournemouth kanë hyrë në garë për shërbimet e tij, shkruan 04 Online.
23-vjeçari i Interit është në listën e futbollistëve që mund të largohen nga “Nerazzurrët” gjatë afatit kalimtar, ndërsa klubi italian kërkon së paku 20 milionë euro për kartonin e tij. Asllani ka kontratë me Interin deri në vitin 2028 dhe këtë sezon ka kontribuar me 2 gola dhe 2 asistime në të gjitha garat.
I ardhur nga Empoli në vitin 2022, Asllani shihet si një profil interesant për disa skuadra të Serie A dhe Premier League që kërkojnë të përforcojnë mesfushën me një lojtar teknik, të ri dhe me përvojë ndërkombëtare./04 Online