Kristjan Asllani drejt largimit nga Interi? Klubi vendos çmimin minimal

0
92

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, mund të largohet nga Interi gjatë merkatos së verës, por jo me çdo kusht. Pavarësisht se emri i tij është përmendur në disa pista transferimi, lojtari mbetet ende pjesë e skuadrës milaneze, ndërsa vetë ka shprehur dëshirën për të mos u larguar nga Italia, shkruan 04 Online.

Sipas burimeve të Euronews Albania, Interi ka refuzuar një ofertë nga Real Betis, e cila ishte më e ulët se 10 milionë euro. Zikaltërit nuk janë të gatshëm ta shesin mesfushorin shqiptar pa një propozim serioz financiar.

Klubi italian kërkon të paktën 20 milionë euro për Asllanin, ose një ofertë alternative prej 15 milionë euro plus një përqindje të kartonit të lojtarit. Interi e bleu kartonin e tij nga Empoli për rreth 16 milionë euro tre vite më parë dhe nuk është i gatshëm të pranojë humbje në këtë investim.

Për momentin, Interi duket i vendosur ta mbajë lojtarin, përveç nëse vjen një ofertë që përputhet me vlerësimin e tyre për mesfushorin shqiptar./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here