Kristi “pendohet” për lidhjen me Keisin: Është histori e mbyllur

0
192

Krist Aliaj dhe Keisi Medini, nisën një romancë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, e cila nuk zgjati shumë gjatë.

Gjatë qëndrimit në shtëpi, Keisi kërkoi që të përfundonte romancën që kishte nisur me Kristin pasi dëshironte të fokusohej më shumë në lojën e saj. Mirëpo pas daljes nga shtëpia, kur këngëtarja u pyet nëse do ta vazhdonte jashtë atë që la përgjysmë në BBV me Kristin, ajo u përgjigj duke thënë se pasi të mbarojë spektakli do të jetë në pritje të një mesazhi nga ai, pra modelja duket se e ka menduar dhe njëherë rikthimin me finalistin.

Mirëpo duket se nuk mendohet e njëjta gjë nga Kristi. Së fundmi, në shtëpinë e famshme është zhvilluar programi “Wake UP” nga dy moderatorët e programit Blendi Salaj dhe Enxhi Nasufi ku kanë intervistuar Kristin, i cili është pyetur nëse mendon se pas daljes mund të ketë një rikthim mes tij dhe ish-banores. Ai u përgjigj se do dukej e çuditshme të kërkonte të njëjtën gjë që është mbyllur njëherë, duke lënë të kuptohet se nuk ka hapësirë për rikthim.

“Me mendime nuk do flas, si u zhvillua këtu me mënyrën si përfundoi këtu do ishte çudi të riktheheshim dhe të kërkoja të njëjtën gjë nëse diçka mbyllet me mirë të jetë e mbyllur…”, u përgjigj ai. Nga ana tjetër, tashmë që është larguar nga shtëpia, Keisi duket se i ka vënë kapak kësaj historie, qëkur ka mësuar për partneren që ai kishte lënë jashtë. “Çudia më e madhe ishte kur Kristi më tha njëherë aty brenda t’i bëja flokët e shkurtra, të zeza, se të shkojnë më shumë. Dhe kur pashë këtë gjënë jashtë…

Çudi më erdhi, tradhti më erdhi nga ana e tij. Ai brenda e ka shprehur se ka një njohje dhe jo lidhje, jam ndjerë keq kur kuptova se situata ka qenë aq serioze jashtë”, tha ajo. Krejt e drejtpërdrejtë, në media ajo foli për këtë raport, duke treguar arsyen që e bëri të tërhiqej nga historia që po niste. “Kristi është një lojtar i fortë. Pavarësisht e ne kishim diçka që nuk eci, nuk do vihem kundra Kristit. E kam ngacmuar Kristin që të kisha një reagim, të shohim që ky djali po më pëlqente aq shumë ca do bënte, por nuk reagoi. Nuk do bëjë asgjë, mesa duket u kënaq shumë që unë thash po e mbyllim. Unë në momentin që e shkëputëm, ai ka dashur të thotë që nuk e di që çfarë do ndodhë me Keisin, nuk dha asnjë sqarim, kjo më bënte vërtet çudi.

Unë nuk kam qenë në asnjë moment kundër Kristit, por doja shumë ta ngacmoja dhe nuk më jepte asnjë reagim. E lashë se unë jam shumë e përkëdhelur, dua të më vish nga mbrapa. Çfarë është kjo ‘Më bëj ti mua për të ngrënë?’. Më bëj ti mua, jo unë ty. Unë të bëj sepse kam qejf kam dëshirë por tani një herë dy herë s’ka. Ishin shumë arsye, disa gjëra shumë të vogla që ndonjëherë publiku nuk i vë re. Unë isha aty por ndërkohë mua nuk është se po më shikonte më njeri, ishte gjatë gjithë kohës vetëm ai fokus. Më erdhi pak çudi, domethënë ‘okej’ nuk po i afrohesha më, doja të rrija më mirë vetëm dhe po rri me banorët e tjerë dhe po i lë hapësirën e tij ndërkohë ai më harroi fare, thashë ‘Ky këtë paska dashur’. Nuk është se i bëri përshtypje edhe kur i thashë unë stop nuk do vazhdojmë më bashkë”, u shpreh Keisi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here