Shoqëria mes Edit dhe Drilonit ka pësuar krisje.
Kështu la të kuptohej një video e postuar nga Edi në mediat sociale, brenda të cilës ai drejton një mori akuzash ndaj Drilonit.
Hatri më i madh duket se Edit i ka ngelur kur i ka shkruar në Instagram, dhe Drilonit pos që s’i ka kthyer përgjigje, nuk i ka lexuar fare porosinë.
Edi ka përmendur plot detaje të tjera, që ai zotohet t’i ketë bërë enkas për Drilonin./Prive