Kriset shoqëria – çfarë po ndodh mes Sarës dhe Vullnetit?

0
82

Sara Kolami nga “Big Brother VIP Kosova” feston sot ditëlindjen e saj, dhe me këtë rast ajo ka organizuar një festë.

Ku pa dyshim ishin të ftuar banorët e Big Brother Vip Kosova 3, përfshirë këtu Atillën dhe Rovenën.

Prania e këtyre dy të fundit duket se i ka penguar Vullnetit, i cili brenda shtëpisë së BBV, me Sarën kishin një marrëdhënie mjaft të mirë.

“Unfollow. Çka pash mas asaj ditëlindjeje”, shkroi ai duke i bashkëngjitur disa “bitmoji” me të vjella.

Pas kësaj, vjen reagimi nga shoku i ngushtë i Sarës, Eni Bitri.

Sipas tij, Sara nuk ka qenë në dijeni që Atilla do marrë pjesë në festën e ditëlindjes së saj, por që ai ka ardhur në krah të Rovenës.

“Sa për të sqaruar diçka – Atilla ka qenë +1 i Rovenës, Sara nuk e ka ditur që ai do jetë prezent”, shkroi ai.

Derisa, rreth kësaj nuk ka pasur akoma reagim nga Rovena e as nga Atilla.

Një gjë e sigurt është se prania e Atillës bëri që Vullneti ta eliminonte Sarën nga lista e personave që ndjekë në mediat sociale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here