Kreu i OVL UÇK-së Kurtit: Shko në shtëpi se “nami” s’bëhet

0
231

Kreu i OVL UÇK-së, Faton Klinaku, ka thënë se është politikë antikombëtare të merresh vetëm me problemet e serbëve në Kosovë dhe jo me problemet e shqiptarëve në Serbi.

Sipas tij, modeli kroat i Asociacionit, të cilin e ka konsideruar të pranueshëm Qeveria e Kosovës, e len vendin në status-quo, ndërsa i ka kërkuar kryeministrit Kurtit që të shkojë në shtëpi, transmeton Zeri.info.

“Kur nuk do zgjidhje tjetër, e kur e sheh se po vjen zgjidhje shumë e keqe, si dhe kur e sheh se je duke shkaktuar dëme të mëdha, shko në shtëpi se ‘nami’ nuk bëhet, sepse kanë rënë perandori e perandorë”, shkroi Klinaku.

Shkrimi i plotë:

– Reciprociteti në mes të Kosovës dhe Serbisë detyrimisht do të dërgonte në “shkëmbim të territoreve”

– Asociacioni i komunave serbe detyrimisht do të dërgonte në autonomi e më vonë ndarje të atij territori nga Kosova

Të merresh vetëm me problemin e serbëve në Mitrovicën Veriore, Zveçan, Zubin Potok e Leposaviq e të mos merresh edhe me shqiptarët në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, përveçqë është e dëmshme për Kosovën, është edhe politikë antikombëtare.

Në vend se t’i thonë Amerikës dhe BE-së se ky propozim aktual na mban në status-quo dhe nuk mund të zgjidhë asgjë, por vetëm do të sjellë dëme edhe më të mëdha, këta i flasin për asociacione, sikur p.sh. ai i modelit kroat.

P.S

Kur nuk do zgjidhje tjetër, e kur e sheh se po vjen zgjidhje shumë e keqe, si dhe kur e sheh se je duke shkaktuar dëme të mëdha, shko në shtëpi se “nami” nuk bëhet, sepse kanë rënë perandori e perandorë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here