Lindi në fshati Zym të Opojës, e martuar në fshatin Pllavë të Vloran Cena, i cili po ashtu ka mbaruar dy mastera, ishte drejtor shumë i suksesshëm e Drejtorisë Komunale të Arsimit, tani drejtor i Shkollës së Mesme të Ultë “Lidhja e Prizrenit” në Prizren.
Krenarja ishte nxënësia më e mirë në Shkollën e Mesme të lartë “Ruzhdi Berisha” në Dragash.
Studente e dalluar.
Në studimet e nivelit Master i Shkencave në Gjuhësi (Gjuhësi e sotme) në Universitetin e Tiranës, në fakultetin Histori – Filologji.
Ajo u shpall studente e Shkëlqyer nga ky Universitet, e cila e bëri krenar jo vetëm vetën e saj por edhe familjen, bashkëshortin Vloran, Opojën, Komunën e Dragashit dhe tërë Kosovën.
Në ambientet e Universitetit të Tiranës Krenare Selaj Cenaj u shpërblye me certifikatë dhe medalje për rezultate të shkëlqyera gjatë studimeve në nivelin Master të Shkencave për Gjuhësi në Universitetin e Tiranës.
“Të them të drejtën ndjehem e privilegjuar ngase ky vlerësim më ka motivuar edhe më shumë për të vazhduar drejtë sukseseve të reja dhe është sigurisht një moment shumë i veçantë i jetës sime. Kjo certifikatë dhe medalje është rezultat i punës dhe angazhimit tim duke i falënderuar edhe të gjithë profesorët e këtij fakulteti e Universiteti”, thotë Krenarja me modesti.
Krenarës i dëshirojmë shëndet dhe suksese të reja drejtë gradës me të lartë shkencore atë të akademikes.
Respekt dhe nder për ju Krenare-Krenaria e Kosovës./Muharrem Qafleshi