Krasniqi zyrtarizon rikandidimin e Shaqir Totajt për kryetar të Prizrenit

0
78

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë të ditur mbrëmë se Shaqir Totaj do të rikandidojë për një mandat të dytë si kryetar i Komunës së Prizrenit.

Në një tubim me përkrahës të PDK-së, Krasniqi shfaqi bindjen e plotë në fitoren e radhës së Totajt, duke vlerësuar rezultatet e deritashme të tij si udhëheqës i komunës.

“Kudo dhe në çdo pjesë të këtij qyteti duken qartë rezultatet e angazhimit të kryetarit Totaj”, shkroi Krasniqi në një postim në “Facebook”.

Ai shtoi se “më 12 tetor, prizrenasit do ta kenë shumë më të lehtë të vendosin për të ardhmen e tyre. Sepse me Shaqën, Prizreni është gjithmonë në punë!”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here