Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e PDK-së, Xhemshit Krasniqi zhvilloi takime të rëndësishme sot me vëllezërit Berisha, afaristë të njohur që veprojnë në Itali. Me përkushtimin dhe punën e tyre korrekte, ata janë shndërruar në një shembull të shkëlqyer në komunitetin ku veprojnë.
Gjithashtu, ai vizitoi kompaninë “Buleci,” e cila ka dhënë një kontribut të madh para, gjatë dhe pas luftës për lirinë dhe shtetndërtimin e Kosovës.
“Shembuj të tillë na japin motiv për të punuar edhe më shumë në dobi të perspektivës më të mirë për të gjithë,” deklaroi ai pas këtyre takimeve, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me individë dhe organizata që kanë dhënë kontribut të rëndësishëm për vendin.
Postimi i plotë i Krasniqit:
I nderuar të takohem me afaristët e njohur vëllezërit Berisha, të cilët veprojnë në Itali. Me punën e tyre korrekte janë kthtyer në shembull të mirë në rrethin ku veprojnë.
Sot, poashtu vizitova kompaninë “Buleci” të cilët janë kontribues të madh para, gjatë dhe pas luftës për liri e shtetndërtim.
Shembuj të tillë na japin motiv për të punuar edhe më shumë në dobi të perspektivës më të mirë për të gjithë.