Besnik Krasniqi, kandidat për deputet nga AAK-ja, bashkë me kandidatët për deputetë nga Koalicioni për Kosovën Fituese, prezantuan vizionin e tyre për katër vitet e ardhshme para banorëve të fshatit Velezhë, Shpenadi dhe Caparc.
Krasniqi tha se mbështetja masive nga qyteti dhe fshatrat që po marrim tregon se po ecim në rrugën e duhur, me besimin se do të arrihet rezultat pozitiv më 9 shkurt.
Postimi i plotë i Krasniqit:
Velezha, Shpenadia dhe Caparci sonte treguan se i qëndrojnë besnike traditës së ndërtuar ndër vite, në mbështetje të AAK-së dhe liderit të saj, Ramush Haradinaj.
Bashkë me kandidatët për deputetë nga Koalicioni për Kosovën Fituese prezantuam vizionin tonë për 4 vitet e ardhshme të qeverisë së re.
Mbështetja që po marrim në qytet e në fshatra është ogur i mirë se jemi në rrugën e duhur dhe këtë do ta dëshmojë rezultati më 9 shkurt.
#PerKosovenFituese#AAK137#BK77