Krasniqi: Urime Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut hapja e negociatave, tani radha për liberalizimin e vizave për Kosovën

0
280

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka përgëzuar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ai ka thënë se ky është një proces më se i merituar për të dy vendet, të cilat, me punë, angazhim e vetëmohim, kanë dëshmuar se janë gati dhe e meritojnë shansin historik për anëtarësim në BE, transmeton Klankosova.tv.

“Urime e përgëzime Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për hapjen zyrtare të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Një proces më se i merituar për të dy vendet, të cilat, me punë, angazhim e reforma, kanë dëshmuar se janë gati dhe e meritojnë shansin historik për t’u bërë pjesë e BE-së”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Më tej, ai ka thënë se është lajm i mirë që Bashkimi Evropian, pas shumë vonesave, herë të kuptueshme e herë jo, më në fund ka vendosur që në Ballkanin Perëndimor të rikthej shpresën dhe optimizmin.

“Uroj që besimi i rivendosur në mes të BE-së dhe rajonit tonë sot, të avancoj edhe me liberalizimin e shpejtë të vizave për qytetarët e Kosovës – si një e drejtë themelore dhe e merituar tash e sa vjet”, ka shkruar kryetari i PDK-së.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here