Kryetari i degës së AAK-së në Prizren, Besnik Krasniqi ka hedhur kritika të ashpra në adresë të kryetarit të kësaj komune, Shaqir Totaj.
Krasniqi në reagimin e tij ka përmendur se në kohën sa kanë qenë duke menaxhuar drejtorinë e shëndetësisë kanë mbetur pa radiologe të mamografisë, pasi e njëjta ishte emëruar zëvendës drejtoreshë në QKMF.
“A bash hiq spo të vjen turp o Shaqir Totaj?!
Asambleisti i Pdk-së Shkelzen Kastrati i ka perfitu mbi 6 lokale nga Komuna e Prizrenit, a e njef Shaq?!
Besoj t’ka ra me njoftë se i njejti është zgjedhë Drejtor i shtëpisë së pleqve, a po të kujtohet Shaqir?
Kur të pyeti për mamografinë e kishte fjalen se të vetmen radiologe të mamografisë e pate emëru zv.Drejtoreshë të QKMF-së duke e lenë mamografinë pa radiologe të mamografisë.
Të kemi dërgu email zyrtar o Shaqir, a ndoshta ti ka lexu emailat “shefi i kabinetit”.
Vazhdo Shaq, vazhdo. Tik-tak, numërimi prapa për ty ka filluar!”, thuhet në reagimin e Krasniqit./04 Online