Krasniqi: Thuhet se një vend pune në komunë “peshon” nga 5 deri në 15 mijë euro

0
232

Kryetari i AAK-së në Prizren, Besnik Krasniqi, ka ngritur alarmin për korrupsionin në punësimet në këtë komunë, raporton 04 Online.

Sipas tij, ky fenomen është një fyerje për të rinjtë e shkolluar dhe një plagë për sakrificën e prindërve. Krasniqi e quajti punësimin me para një krim dhe tradhti ndaj së ardhmes, duke ftuar qytetarët të mos heshtin dhe të kërkojnë kthimin e meritës në institucione.

“Sot, në Prizrenin tonë të dashur, vendi i punës nuk matet më me meritë, por me para nën dorë!

Thuhet se një vend pune në komunë “peshon” nga 5 deri në 15 mijë euro, varësisht kush të mbron dhe sa i thellë është xhepi yt.

Kjo është fyerje për çdo të ri që ka derdhur djersë për shkollim, është plagë për prindin që ka ndërtuar këtë vend me mund dhe sakrificë, dhe krim kundër së ardhmes së fëmijëve tanë!

Punesimi me para është korrupsion!

Korrupsioni është tradhti!

I ftoj të gjithë qytetarët, të djathtë e të majtë, të mos heshtin më!

Merita duhet të kthehet në tempullin tonë të përbashkët – në Komunë, në Shkollë, në çdo zyrë publike!

E kaluara na mëson: Ai që shitet për një vend pune, nesër shet edhe nderin, edhe popullin!”, thuhet në reagimin e Krasniqit./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here