Kryetari i degës së AAK-së në Prizren, Besnik Krasniqi ka reaguar edhe një herë rreth perfomancës të drejtorisë së shëndetësisë për vitin 2023.
Krasniqi ka thënë se kjo drejtori e udhëhequr nga AAK-ja, në vitin që sapo e lam pas ka arritur 96% ta realizoj buxhetin e parashikuar për drejtorinë e shëndetësisë.
AAK-ja është tërhequr nga koalicioni qeverisës me PDK-në pas mospajtimeve rreth ndrrimit të drejtorëve.
“Secili dikaster e ka buxhetin e paraparë për të përmbushur nevojat e qytetarëve.
PERFORMANCA e mirë matet në realizimin e këtij buxheti, rrjedhimisht në përmbushjen e nevojave të institucionit dhe realizimit të shërbimeve të nevojshme për qytetarët.
Kriteret e vlerësimit të PERFORMANCËS, janë te definuara dhe nuk rivendosen sipas dëshirave.
Cka quhet performancë e dobët dhe cka performancë solide?, sipas teje Shaqë 96% e realizimit te buxhetit është performancë e dobët, e peromanca solide çenka 31% realizimi i drejtorisë së emergjencave, edhe k’te e kamufluat nën një drejtori tjetër, dhe prap së bashku nuk i afrohen performancës së “dobët” të shendetësisë.
Shaqir,se si qeveriset komuna,si vlersohet PERFORMANCA, si trajtohet partneriteti qeverisës, si respektohen aleatët që të kanë sjellë në karrikën e kryetarit merr shembuj hiq më larg se në komunat që i ke afër.
Janë të qasëshëm e shumë bashkpunues edhe Ardian Gjini edhe Smajl Latifi edhe Bali Muharremi. Kontaktoj se ke cka mson shumë prej tyre.
Aleanca është Aleancë Shaq, sështë as e individit as e familjes e as e asnjë grupi, tash e 23 vite qëndron aty, korrekte me partner dhe palëkundur ndaj propagandave, nënvlersimeve e ofendimeve.
Shihemi në 2025 Shaqë”, thuhet në reagimin e Krasniqit./04 Online