Kandidati për deputet Besnik Krasniqi, së bashku me kryetarin e AAK-së Ramush Haradinaj dhe miqtë e tij nga Suhareka, vizituan fshatin Samadraxhë.
Ata theksuan se banorët e këtij fshati kanë treguar vendosmërinë e tyre për të kontribuar në realizimin e projektit madhor “Kosova Fituese”.
Krasniqi vlerësoi besimin që banorët e Samadraxhës kanë në vizionin e AAK-së dhe partnerëve të koalicionit për një Kosovë më të zhvilluar dhe më të suksesshme.
Postimi i plotë:
Bashkë me kryetarin e AAK-së Ramush Haradinaj dhe kandidatë e miq të tjerë nga Suhareka, ishim mysafirë në Samadraxhë, e cila sonte na siguroi se ka vendosur t`i kontribuojë realizimit të projektit madhor “Kosova Fituese”. Vendosmëria e banorëve të këtij fshati tregon qartë besimin që ata kanë në vizionin e AAK-së dhe partnerëve të koalicionit.