Krasniqi: Qendra e qytetit është gati për 12 tetorin, rinia është fryma e ndryshimit

0
135

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Prizrenit, Besnik Krasniqi, ka deklaruar se qendra e qytetit është gati për 12 Tetorin, duke theksuar rolin e të rinjve si forcë kryesore e ndryshimit, shkruan 04 Online.

Ai ka veçuar shembullin e Shendrit Telakut, si përfaqësues i rinisë që punon me përkushtim për të ardhmen e qytetit.

“Rinia është fryma e ndryshimit – dhe djem si Shendrit Telaku janë garancia e një të ardhmeje të ndritur për Prizrenin. Me punë, me përkushtim dhe me zemër për qytetin, do t’ia kthejmë buzeqeshjen e vërtetë rinisë sonë.” – ka theksuar Krasniqi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here